Struga do të bëjë debutimin e saj në UEFA Champions League teksa do të përballet me Zalgiris në transfertë në orën 18:00, ndeshje e vlefshme për raundin e parë kualifikues. Kampionët e Maqedonisë së Veriut do të zbresin në fushën e lojës me qëllimin për të marrë një rezultat pozitiv ndaj lituanezëve, për t’u kthyer më pas në shtëpi me një avantazh më shumë.
Trajneri Shpëtim Duro ka përzgjedhur edhe formacionin titullar dhe në sy bie debutimi i dy lojtarëve të njohur të Superiores, Mentor Mazrekaj dhe Vangjel Zguro. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Laçit do të provojë të ndihmojë Strugën me eksperiencën dhe talentin e pashtershëm të tij. 'Menqa' do të jetë në mbështetje të një tjetër veterani, bomberin e frikshëm Besart Ibraimi.
[caption id="attachment_700090" align="alignnone" width="700"] Zalgiris - Struga / ©FlashScore[/caption]