
Emiliano Çela do të debutojë ditën e nesërme në stolin e Kastriotit në sfidën ndaj Teutës. Krutanët do të presin në stadiumin e Kamzës, kampionët në fuqi dhe do të kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë vitin 2022 për të lënë pas vendin e fundit në renditje.
Aventura e re e trajnerit Çela do të nisë me probleme pasi ndaj Teutës do të mungojnë Arbër Basha për shkak pezullimi si dhe mesfushori Mëllugja për probleme fizike. Mungesat e skuadrës krutane mund të shtohen akoma më shumë pasi Greca dhe Prodani nuk janë në gjendjen e tyre optimale dhe rrezikojnë të jenë në stol për këtë ndeshje.
Duke parë mungesat e shumta, te Kastrioti pritet të bëjnë debutimet e tyre dy afrimet e merkatos, mbrojtësi Selmani dhe sulmuesi Kaina. Që të dy lojtarët janë stërvitur rregullisht me skuadrën dhe janë gati për të zbritur në fushë nga minuta e parë.