Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Dean Liço nuk ishte në formën më të mirë”, Ivan Gvozdenovic: Barazim i drejtë, Partizani tregoi cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
“Dean Liço nuk ishte në formën më të

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic dha prononcimin e tij pas ndeshjes me Partizanin ku skuadra e tij mori 1 pikë të vyer. Tekniku serb mendon se rezultati është i drejtë edhe pse ekipi i tij kishte mundësi për të shënuar më shumë gola.

“Nuk jam shumë i kënaqur, por as i mërzitur. Pjesa e parë ishte e barabartë, kishim pak probleme në goditje standarte. Barazimi ishte i drejtë, patëm raste për gol por mund të themi që ishte një rezultat i drejtë.

Dean Liço nuk ishte shumë mirë, presim më shumë nga ai pasi është me cilësi shumë të mira. Sot nuk lëvizi mirë. Partizani bëri presing ultra-ofensiv me 4 sulmuasa dhe duhet të provonim me kundërsulme, patëm një rast që nuk e realizuam me Frenklin. Partizani tregoi cilësinë dhe kjo ishte arsyeja që barazuan.

Problemi ishte se barazimi erdhi shpejt dhe na nervozoi pak. Partizani ishte me 4 sulmues dhe unë doja ekuilibër në fushë prandaj luajta me 5 mbrapa.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga