Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

De Gea nuk largohet nga Premier League, gjigandët anglezë kanë gati kontratën

Shkruar nga NEWSPORT
De Gea nuk largohet nga Premier League, gjigandët anglezë kanë

David de Gea është pa skuadër që prej largimit nga Manchester United. Gardiani spanjoll me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi për të ka interesime nga ekipet angleze.

Bëhet fjalë për Newcastle, me këto të fundit që kërkojnë zëvendësuesin e Nick Pope. Ky i fundit u dëmtua pikërisht në sfidën ndaj United dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në shpatullën e majtë.

Rikuperimi i tij zgjat 4-5 muaj dhe në këto kushte De Gea do të ishte zëvendësuesi idela i Pope. Sipas “Daily Mail” drejtuesit e Newcastle po bëjnë menjëherë gati planin, teksa kujtojmë se gardiani spanjoll do të transferohej si lojtar i lirë.

De Gea mund t’i bashkohet skuadrës së Eddie Howe deri në fund të sezonit 2023/24. Gjithsesi sipas burimit në fjalë problem mund të bëhet paga e lojtarit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga