Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Dalin përgjigjet e testeve për kuqezinjtë, Shqipëria niset drejt Portugalisë

Shkruar nga NEWSPORT
Dalin përgjigjet e testeve për kuqezinjtë, Shqipëria niset

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj është nisur sot për në Portugali për ndeshjet para-eliminatore të Botërorit 2023. Lajmin e ka bërë me dije klubi i Goga Basket që tregon se kuqezinjtë kanë qëndruar 1 javë të grumbulluar në "Goga Sports Center".

Përmes një postimi në kanalin zyrtar, shkruhej: "Niset sot për në Portugali skuadra e basketbollit të meshkujve të Shqipërisë, për ndeshjet para-eliminatore të Botërorit 2023. Jemi të lumtur që ekipi i kombëtares u grumbullua për 1 javë në Goga Sports Center para këtij udhëtimi.

Nën masa të rrepta sigurie dhe në përputhje me protokollet anti-covid, skuadra u akomodua dhe u stërvit në ambientet moderne të akademisë sonë, ku të gjithë rezultuan negativë në testet para nisjes. Niko Thano, Endrit Hysenagolli, Klein Strazimiri, Giseld Ndreca dhe Frenki Lilaj janë lojtarët nga Goga Basket që profesor Afrim Bilali ka përzgjedhur në ekipin kombëtar. Suksese skuadra, e ju presim me fitore".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga