Antonio Cassano, ka qenë një ndër talentet me më shumë prespektivë në futbollin italian, por ai rezultoi në një dështim të madh në bazë të pritshmerive që opinioni sportiv kishte për të. Karakteri i tij, disi i mbrapshtë e la shumë pas në karrierë dhe jo vetëm.
Jetë e shthurur dhe aspak e rregullt, siç i takon një futbollisti e lanë atë shumë pas.
Një intervistë për “Sky Italia”, ai ka folur për të shkuarën e tij dhe ka çuditur me ato që ka thënë. “Gjithmonë e dija që edhe nëse nuk i bëja gjërat mirë do të vinte treni tjetër dhe do të më merrte. Kështu kisha vendosur mos t’i bëja gjërat mirë. Përtoja shumë dhe bëja vetëm gjysmat e gjërave që mund të bëja. Nëse në 15 vitet e karrierës time do të bëja gjërat që duheshin do të isha si Messi sot”, ka thënë italiani.