Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Çudia: Goli i Barcelonës, u regjistrua si tërmet nga instituti sizmologjik

Shkruar nga NEWSPORT
Çudia: Goli i Barcelonës, u regjistrua si tërmet nga instituti

E besoni apo jo, goli i Sergi Roberto që fiksoi shifrat në 6-1 për t’i dhënë Barcelonës kualifikimin më të pabesueshëm në histori, u regjistrua si mikro-tërmet në qytetin katalan nga isntituti sizmologjik. Ndodhi kështu: Neymar hodhi një ‘llokume” në zonë ku përfitoi Sergi Roberto për ta dërguar sferën në rrjetë. Tifozët katalanas dhe stafi duke përfshirë trajnerin Enrique u hodhën përjetë nga gëzimi madje tekniku asturian u dëmtua edhe në gju gjatë festës

E veçanta e gjithë kësaj është se si kurrë më parë ovacioni i stadiumit, i cili brofi i gjithi përpjet, regjistroi në shkallën rihter një mikro tërmet në katalunjë. 96,920 njerëz në Camp Nou me veprimet e tyre festive të njëkohshme regjistruan aktivitet sizmik në Institutin "Jaume Almera" të shkencave tokësore (ICTJA-CSIC), i cili ndodhet vetëm një milje largë stadiumit.

Ky tërmet koorespondonte me shkallën rihter 1.0. Në fakt për njerëzit në gjëndje të lirë në qytet, është e pa mundur t’i ndjejnë në këtë shkallë sizmike lëkundjet, pasi duhet një shkallë rihter minimalisht 3.0 që tërmeti të ndihet tek ata. Por mjafton ky element për ta bërë epike ngjarjen: Goli i Roberto shkaktoi tërmet dhe kjo nuk është thjesht një metaforë, por fakt shkencor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga