
Cristiano Ronaldo padiskutim është një nga lojtarët më të mirë në botë. Portugezi në çdo skuadër që ka arritur të luajë i aka dalë të shkruajë emrin e tij në librin e historisë së futbollit. CR7-ta tashmë luan për Al Nassr, teksa aktualisht është i grumbulluar me Portugalinë për sfidat e Euro 2024.
38-vjeçari po bën një sezon fantastik te skuadra arabe dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. CR7-ta tashmë e ka ndarë mendjen se kur do të heqë dorë nga futbolli i luajtur dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të Al Nassr.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se Ronaldo ka kërkuar rinvoimin me arabët deri në vitin 2027, me kontratën aktuale që i përfundon në 2024. CR7 synon të jetë protagonist në Kupën e Botës 2026 dhe për këtë dëshiron që të jetë një futbollist aktiv.
Në 2027 Ronaldo do të bëhet 42-vjeç dhe mendohet se do të jetë edhe viti i fundit i tij si një futbollist, teksa më pas do t’u përkushtohet bizneseve të tij. Mbetet të shihet nëse portugezi do të shkëputet nga bota e sportit apo do ta shikojmë me ndonjë rol të ri në ndonjë ekip.