
Do të kishim menduar se vetëm në stadiume mund të çohen emrat e lojtarëve më të mirë të futbollit, por në Portugali kanë zgjedhur që ta respektojnë ndryshe yllin e ekipit përfaqësues. Emrin e yllit portugez tashmë do ta mbajë edhe një aeroport në vendlindjen e tij.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Madeiras, Miquel Albuquerue, i cili ka thënë se njëri nga aeroportet e qytetit do të mbajë emrin "Cristiano Ronaldo Airport". Për meritat e udhëheqjes së Portugalisë në Europian, duke siguruar dhe titullin kampion të Europës, do t'i akordohet ky nderim.
Futbollisti Cristiano Ronaldo të premten përuroi hotelin e tij të parë me shenjën "CR7" në qytetin e tij të Funchal, në ishullin portugez të Madeira. Më pak se dy javë pas fitores së Portugalisë në Euro 2016, kapiteni i Selecção është shfaqur i qeshur të premten pasdite, me një kapele e bardhë mbi kokën e tij, në tarracën hotelit, ndërtesa luksoze e kuqe e ndërtuar nën ujë është e hapur që nga 1 korriku.