
Shumë vende në Europë kanë rinisur tanimë sezonin e ndërprerë për shkak të Coronavirusit, ndersa në Austri Salzburg ka ngritur trofeun e Kupës. Fitorja 5-0 ndaj Austria Lustenaut, ka bërë që ekipi i suksesshëm t'i shtojë një tjetër trofe historisë së klubit.
Mes shumë kufizimeve në fushë, festimit të golave me bërryl apo një distance në pankinë, masat e rrepta janë ndërmarrë edhe gjatë ngritjes së trofeut. Lojtarë në distancë, vende të përcaktuara për ta në podin e kampionit dhe asnjë përqafim apo hare. Covid-19 tanimë e ka ndryshuar futbollin.
Poll