Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Costacurta nuk kursehet ndaj Leaos: Më i dobëti në fushë, sikur ishim me një lojtar mangët

Shkruar nga NEWSPORT
Costacurta nuk kursehet ndaj Leaos: Më i dobëti në fushë,

Ish-lojtari i Milanit, Billy Costacurta ka folur pas ndeshjes Tottenham-Milan. Kuqezinjtë barazuan 0-0 në Londër por u kualifikuan në çerekfinale pasi kishin fituar ndeshjen e parë 1-0 në “San Siro”. Për kualifikimin ekipi i Milanit mori lëvdata të shumta edhe nga ish-lojtarë kuqezinj.

Por Costacurta lëshoi disa kritika të forta ndaj Rafael Leaos. Portugezi nuk ishte në ditën e vet më të mirë dje dhe nuk shfaqi potencialin e tij. Për “Sky Sport” Costacurta tha që kontributi i Leaos në ndeshje ishte fare i pakët.

“Ishte më i dobëti në fushë”, shprehet Costacurta.

“Ishte sikur të luanim me një lojtar mangut deri në minutën e 82-të. Ai ishte zhgënjimi i madh i mbrëmjes. Mendoj se ai duhet të jetë më i vendosur. Ne kemi pasur kampion që kanë qenë të denjë për këtë emër që të quhen kampion dhe sot Leao provoi që nuk është nga ata që quhen kampion”, ka përfunduar ish-mbrojtësi i Milanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga