Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Coronavirusi sjell pasoja, gjigantët e Europës drejt falimentimit?

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi sjell pasoja, gjigantët e Europës drejt  falimentimit?

Situata financiare e shumë klubeve në Europë është drejt kolapsit, për pasojë të pandemisë që mban emrin Coronavirus. Covid-19 tanimë ka paralizuar një pjesë të madhe të Globit, me gjysmën e popullsisë që qëndron në karantinë.

Klubet europiane po shohin mundësinë e shkurtimit të pagave, këtë periudhë që aktiviteti është ndalur. Një gjë të tillë e ka bërë edhe Anderlecht, me gjigantët e Belgjikës që kanë një borxh prej afro 100 milion euro. Sipas mediave belge, lojtarëve dhe stafit i është kërkuar të heqin dorë nga një pjesë e pagës, gjë që do të "shpëtonte" 2.7 milion euro në klub.

Borxhi i akumuluar ndër vite dhe situata e vështirë këtë periudhë, mund ta çojnë klubin drejt një falimentimi të mundshëm. Anderlecht është klubi më i titulluar në Belgjikë, teksa ka fituar edhe 34 herë ligën e këtij shteti.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga