
Kanë përfunduar edhe katër ndeshjet e fundit të mbrëmjes së sotme të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Conference League. Këto 4 sfida prodhuan 10 gola ku nuk kishte surpriza në rezultate.
Dinamo e Zagrebit fitoi pastër në shtëpi, me rezultatin 2-0 përballë PAOK. Edhe Fiorentina nuk zhgënjeu në transfertë përballë Maçabi Haifa. Italianët fituan me rezultatin 3-4.
Në krahun tjetër Fenerbahce është me një këmbë në çerekfinale, pasi mposhti 0-3 Royale Union SG. Ndërsa, ndeshje mes Viktoria Plzen dhe Servette përfundoi në barazim pa gola.
Poll