Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Çmenduri sheikësh, 300 milionë euro për PSG dhe 700 milionë në sezon për Kylian Mbappe

Shkruar nga NEWSPORT
Çmenduri sheikësh, 300 milionë euro për PSG dhe 700

Kjo merkato është me siguri më e çmendura e të gjitha kohërave. Futja e klubeve arabe në tregun europian duke blerë me shuma marramendëse yjet e futbollit ka shokuar të gjithë opinionin sportiv. Kylian Mbappe vijon të jetë në qendër të merkatos me situatën e tij të tensionuar me PSG.

Së fundmi, Fabrizio Romano, raporton se klubi arab i Al Hilal është gati të bëjë çmendurinë që do të futet në historinë e futbollit. Arabët kanë ofruar zyrtarisht 300 milionë euro për kartonin e tij te PSG dhe duan të bindin sulmuesin me një pagë stratosferike prej 700 milionë eurosh në sezon.

Në medie është raportuar se Al-Hilal është e gatshme të përfshijë edhe një klauzolë ku Mbappe mund të largohet vitin e ardhshëm me dëshirë drejt Real Madrid. Mbetet të shihet sesi do të jetë përgjigjia e dy palëve me PSG që dëshiron ta shesë me çdo kusht këtë verë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga