Cllevio Serbiano është një nga personazhët më të përfolur në rrjetet sociale për mënyrën sesi ai shfaqet në publik. Reperi i njohur i cili është shprehur para disa kohësh që ka lënë ekipin e Tiranës dhe është bërë tifoz i Partizanit, ka marrë një dhuratë nga mbështetësit e “Demave”.
Me anë të një foto të postuar në “storyn” e tij në Instagram, Cllevio Serbiano tregon fanellën e Partizanit që i kanë dhuruar. Fanella e “Demave” mban emrin ‘CLLEVIO’ dhe numrin ‘44’ që është dhe shifra që karakterizon reperin.
“New Gango, Dem te Koka, Partizani love it. Falemionderit Presidenca, Ekipa dhe Pinjollët e Vegjël”, shkruan reperi në Instagram.
[caption id="attachment_713471" align="alignnone" width="394"] Postimi i reperit, Cllevio Serbiano[/caption]