Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

De Biasi e pranon: Shpresoj vendin e tretë, Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
De Biasi e pranon: Shpresoj vendin e tretë, Spanja dhe Italia kanë

Gianni de Biasi ishte i pranishëm mes 200 trajnerëve nga i gjithë kontinenti për takimin vjetor të Shoqatës Europiane te Trajnerëve. Sipas "Supersport" De Biazi ka folur edhe për objektivat e Kombëtares Shqiptare.

“Jemi mësuar të përqendrohemi te objektivi i radhës, edhe pse na ndajnë afro pesë muaj nga sfida me Italinë. E them këtë pasi Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër.”

Është e vështirë të renditemi në vendin e dytë, sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Kielinin, Bonuçin e Barzjaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit. Përsa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Jam mjaft i kënaqur me paraqitjet e lojtarëve. Është një periudhë e mirë dhe më bëhet qejfi që djemtë luajnë dhe marrin eksperiencë, ndërsa po fitojnë edhe formë fizike. Tashmë pres që edhe Manaj të aktivizohet më shpesh. Sapo është kthyer nga dëmtimi dhe është një lojtar i së ardhmes, tek i cili kemi shumë besim”, ka deklaruar tekniku kuqezi.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga