
Mbrojtësi danez, Andreas Christensen, ishte vetëm 16 vjeç kur u transferua nga Brondby te Chelsea, në verën e vitit 2012. Fillimisht, Christensen luajti me ekipin U-18 te Chelsea, e më pas ngjiti shkallët drejt ekipit të parë. Qendërmbrojtësi kaloi 2 sezone i huazuar te Borussia M’Gladbach dhe më pas u kthye sërish në Londër.
Me skuadrën e Chelsea, Christensen fitoi 4 trofe. Champions League, Europa League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube. Kontrata me klubin londinez i përfundon më 1 korrik dhe 26-vjeçari, ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Barcelona.
Me anë të një postimi emocionues në rrjetet sociale, Christensen ka zyrtarizuar largimin e tij nga Chelsea: “Më është dashur të marr një vendim të vështirë në moshën 16 vjeçare për t’u larguar nga Danimarka. Gjithmonë kishte vetëm një zgjedhje për mua, që ishte Chelsea.
Që nga momenti që erdha këtu më bëtë të ndihesha si në shtëpinë time, u jam mirënjohës Jim Fraser dhe Neil Bath, të cilët më përqafuan menjëherë si pjesë e familjes së tyre.
Vitin e kaluar arrita rezultatin më të rëndësishëm si lojtar dhe si ekip, kur ngritëm trofeun e Champions League në Porto. Kur mbërrita, isha një fëmijë me të gjithë shpresën dhe frikën e një lojtari në fillim të karrierës së tij, i jam mirënjohës klubit që realizoi ëndrrën time.
Pasi kalova dhjetë vite fantastike në këtë klub, ndjeva se ishte koha e duhur për një fillim të ri për mua dhe familjen time. Mendërisht, muajt e fundit kanë qenë të vështirë, sepse nuk ishte një vendim i lehtë për t’u larguar nga ky klub dhe këta tifozë.
Nuk jam shumë elokuent me fjalët, kështu që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht vlerën e Chelsea dhe tifozëve për mua. Do të më mungojnë lojtarët, stafi teknik, të gjithë. Urimet më të mira për klubin dhe tifozët”, shkruan lojtari i Danimarkës", shkroi Christensen.