
Ka shumë fronte në krizën e Chelsea. Pas një merkatoje të çmendur duke thyer rekorde shpenzimesh, rezultatet nuk arrijnë dhe blutë vuajnë si në ligë ashtu edhe në Champions. Një tjetër rast që përfshin Andrey Santos ilustron mirë kaosin dhe vështirësitë.
Mesfushori i talentuar brazilian, i lindur në vitin 2004 ishte një nga disa nënshkrimet e janarit për Chelsean, që i pagoi Vasco da Gama më shumë se 12 milionë euro për transferimin. Megjithatë, Federata e Futbollit nuk i dha kurrë leje pune për të luajtur në Britani, duke lënë kështu një kosto shumë të dëmshme.
Në përpjekje për të korrigjuar, tani blutë po organizojnë rikthimin në formë huazimi të mesfushorit në Brazil në mënyrë që të respektojnë rregullat e FIFA-s.