Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CHELSEA pa “busull” edhe me Lampard, Tottenham surprizohet në shtëpi (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT

Premier League ka mbyllur disa nga ndeshjet e javës së 30-të, teksa Chelsea është pa “busul” edhe me trajnerin e ri. Franck Lampard duket se nuk ka mundur të gjejë akoma “kurën” e duhur për Blutë e Londrë, teksa ditën e sotme mori edhe humbjen e 3-të radhazi. 2 në kampionat dhe 1 në Champions League.

Brighton do t’i mposhte 2-1 në “Stamford Bridge”. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Gallagher në minutën e 13-të, përsëri u përmbysën nga të besuarit e De Zerbit, të cilët shënuan 2 gola. Blutë vazhdojnë të zhgënjejnë, ndërsa renditen në vendin e 11-të me 39 pikë.

Tottenham është mposhtur gjithashtu në shtëpi nga skuadra e Bournemouth. Miqtë triumfuan 3-2 në “Tottenham Hotspur”, me Spursat që mbeten në vendin e 5-të në klasifikim.

Aston Villa ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Neëcastle, teksa kanë fituar me shifrat 3-0. Pas këtij triumfi renditen në vendin e 6-të me 50 pikë, teksa “Qymyrgrët” mbeten të 3-tët me 56 pikë.

[caption id="attachment_688709" align="alignnone" width="300"] Rezultatet e ndeshjeve ne Premier League[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga