Chelsea nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kampioni i botës. Enzo Fernandez kërkohet dëshpërimisht nga blutë e Londrës, të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Benficas.
Paraqitjet e argjentinasit në Kupën e Botës me “Albiçelestët’ kanë “çmendur” Chelsea që tashmë shikon te lojtari, futbollistin e duhur për formacioni e anglezve.
Por duke parë edhe interessin e skuadrave të tjera që ëshët rritur ndjeshëm, Benfica e ka bërë të qartë që nuk e lejon largimin e 20-vjeçarit pa u derdhur në arkat e klubit jo më pak se 120 milionë euro. Shifër kjo që pritet të bëhet gati nga Chelsea për Fernandez.
Poll