Pas një sezoni të dështuar dhe milionave të çuar dëm tashmë Chelsea po mendon seriozisht për sezonin e ardhshëm. Blutë e Londrës janë futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Raphinha. Ekipi i Frank Lampard ka qenë në ndjekje të lojtarit që kur ishte pjesë e Leeds United por ai zgjodhi të kalonte në Spanjë.
Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me paraqitjet e lojtarit gjatë këij sezoni ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 11 asist në 45 ndeshje të luajtur. Në këto kushte Barça është e “detyruar” të shesë për të regjistruar disa nga rinovimet e lojtarëve aktualë. Gjithashtu për të bërë nënshkrime të reja. Shitja e Raphinhas mund të jetë “thelbësore” për t'i ndihmuar ata për projektin e ri.
Perveç bluve në garë është edhe Neëcastle United dhe për këtë arsye në Spanjë janë të gatshëm ta lejnë të lirë amerikano-jugorin nëse do të marrin një ofertë mbi 80 milionë euro.