Ashtu si në merkaton e verës, edhe kjo e janarit pritet të jetë e zhrumshme për Chelsea. Drejtuesit e rinj amerikan janë duke bërë një revolucion për të ngritur edhe njëherë londinezët në majën e botës. Mediat raportojnë se klubi ka mbyllur tre marrëveshje deri tani.
I pari ishte Christofer Nkunku për 67 milionë euro, David Fofana dhe Andrey Santos të cilët janë zyrtarizuar nga 12 milionë secili dhe tashmë Benoit Badiashile. Mbrojtësi i Monaco pritet të jetë lojtari më i fundit i Bluve. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton se palët kanë mbyllur negociatat për 38 milionë euro dhe një kontratë afatgjate për talentin francez.
Poll