Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

CHELSEA ka para për të gjithë, 120 milionë euro Benficas për shërbimet e kampionit të botës

Shkruar nga NEWSPORT
CHELSEA ka para për të gjithë, 120 milionë euro Benficas

Skuadra e Chelsea është një nga ekipet më aktive në këtë merakto dimri, me Blutë e Londrës që nuk po njohin limite sa i takon transferimeve të lojtarëve.

Siç dihet tashmë prej muajsh skuadra nga Londra kërkon shërbimet e kampionit të botës, Enzo Fernandez, i cili në Kupën e Botës fitoi edhe çmimin si talenti i këtij turneu.

Benfica nuk e lëshon lojtarin pa siguruar 120 milionë euro, shifër kjo që do të bëhet gati nga Chelsea në mënryë që të sigurojë shërbimet e 20-vjeçarit argjentinas.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, pas refuzimit të bërë nga ekipi portugez për ofertën e 85 milionë euro, tashmë drejtuesit kanë nisur bisedimet përsëri por me ofertën ndjeshëm të përmirësuar, ku arrin 120 milionë euro.

Mbetet të presim edhe ditët e mbetura të merkatos për të mësuar se cila do të jetë përgjigja e Benficas, nëse Fernandez do të kalojë në “Stamford Bridge” apo jo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga