Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Chelsea i jep fund dyshimeve, “dhuratë” BROJËS para fillimit të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea i jep fund dyshimeve, “dhuratë” BROJËS para

Chelsea nuk duket se është joshur nga oferta e asnjërit prej klubeve europiane, që kërkojnë shërbimet e Armando Brojës. Në anën tjetër mbajtja e sulmuesit kuqezi, mund të jetë sinjal se 20-vjeçari shihet në planet e së ardhmes.

Për sezonin e ri, blutë e Londrës kanë treguar numrat që lojtarët do mbajnë në fanellë. Kujtojmë se më parë Broja kishte numrin 57, ndërsa tashmë do mbajë 18-ën.

Ylli kuqezi quhet i federuar për sezonin e ri të Premier League dhe do mbajë pikërisht atë numër që kishte me fanellën e Southampton gjatë huazimit.

Chelsea luan nesër, më 6 gusht ora 18:30 përballë Everton. Kjo sfidë është e vlefshme për javën e parë të Premier League, teksa mundësia e aktivizimit është e paktë për Brojën.   

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga