Chelsea ka hyrë zyrtarisht në garë për shërbimet e sulmuesit francez të Borussia Monchengladbach. Marcus Thuram është gjithashtu një objektiv i Interit gjatë merkatos së janarit dhe tashmë mund të konsiderohet se blutë e Londrës i kanë hapur “luftë” skuadrës italiane.
Sipas “Foot Mercato” Chelsea kërkon shërbimet e francezit, kontrata e të cilit me ekipin gjerman përfundon në qershor të këtij viti.
Në këto kushte Chelsea dhe Interin kanë një plan për transferimin e Thuran. Të dyja ekipet kërkojnë të arrijnë një marrëveshje verbale me francezin në mënyrë që në merkaton e verës ta transferojnë atë me parametra zero.
Kujtojmë që edhe Manchester United ka shfaqur interes për sulmuesin, ndërsa nuk ka asgjë konkrete. Mbetet të shikohet se çfarë do të bëjë Borussia Monchengladbach nëse do ta shesë lojtarin që në merkaton e janarit apo do ta humbasë atë me parametra zero në fund të sezonit.