Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Chelsea heq dorë nga ylli i skuadrës, kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë

Shkruar nga NEWSPORT
Chelsea heq dorë nga ylli i skuadrës, kërkon 40 milionë euro

Chelsea është gati të heqë dorë nga ylli i skuadrës në merkaton e janarit. Në këtë mënyrë Conor Gallagher është në qendër të merkatos te “Blutë” e Londrës.

Pavarësisht se mesfushori është një element kyç në formacionin e Mauricio Pochettinho, duket se drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij. Ndërkohë nga krahu tjetër 23-vjeçari duke parë minutat që i jepen në “Stamford Bridge” nuk dëshiron të largohet, pasi tenton të kthehet në një lider te londinezët.

Gjithsesi te Chelsea janë të gatshëm të heqin dorë nëse në drejtim të tij vjen ofertë që kap shifrën e 40 milionë eurove. Gallagher është një produkt i akademisë së Chelseat, ndërkohë që numëron edhe 11 ndeshje me kombëtaren angleze. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga