
Trajneri i ri i Chelseat Pochettino duket se nuk ka shumë besim tek aftësitë e Kepa Arrizabalaga dhe nuk e sheh si titullar për të mbrojtur portën e londinezëve.
Prandaj Chelsea është vënë në lëvizje për t’i sjellë në “Stamford Bridge” teknikut argjentinas një portier të cilin e pëlqen dhe ky i fundit.
Bëhet fjalë për portierin e kombëtares spanjolle dhe Brighton, Roberto Sanchez. Portieri duket shumë pranë Chelseat dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi.
Brighton dhe “Blutë e Londrës” kanë rënë dakord që kjo marrëveshje të mbyllet për 30 milionë euro. Tashmë pritet që Kepa të largohet nga Chelsea.
Poll