
Ekipi brazilian i Chapecoenses, i është rikthyer normalitetet pas tragjedisë ku humbën jetën 19-të futbollistë si pasojë e një aksidenti ajror. Së fundmi, drejtuesit e klubit kanë filluar të mendojnë për merkaton për të përforcuar ekipin dhe për të vazhduar më pas rrjedhën normale.
Drejtuesit e klubit kanë menduar të transferojnë 20 futbollistë për sezonin e ri. Lidhur me bluzat e dy futbollistëve të mbijetuar nga aksidenti, është vendosur që të ruhen, me shpresën, se ata do të rikthehen për të luajtur me ekipin e tyre.
Kujtojmë që në datën 28 nëntor, kanë humbur jetën 19-të futbollistë të ekipit të Chapecoenses, të cilit ishin nisur drejt Kolumbisë, ku pritej të zhvillohej finalja e "Copa Sudamericana" ndaj Atletico Nacionalit.
Nga ky aksident arritën të mbijetojnë vetëm qendërmbrojtësi Neto dhe mbrojtësi anësor Alan Ruschel mbijetuan, si edhe portieri Jackson Follman, që pati dëmtime të shumta në këmbë.