
Juventus dhe Real Madrid janë dy skuadrat që kanë shanset më të larta për të qenë në finale të Champions League.
Kampionët e Serisë A mposhtën 2-0 Monacon në Francë, ndërsa "Los Blancos" fitoi 3-0 ndaj Alteticos në "Santiago Bernabeu".
Edhe pse duhet të luhen ndeshjet e kthimit, Juve dhe Real duken të destinuara për të shkuar në finalen e madhe që do të luhet në Cardiff.
Por, ai që surprizon me deklaratën e tij është Simone Zaza, ish-sulmuesi i Juventusit që aktualisht luan te Valencia.
Futbollisti italian pranon se është në dyshim për kë duhet të bëjë tifo, ndërsa uron që të shënojë Morata, pikërisht ish-sulmuesi tjetër i Juventusit, i cili aktivizohet me Realin.
"Si italian duhet të jem tifoz me Juventusin, sepse kam edhe shumë miq atje. Por, te Real Madrid kam një vëlla që do të doja të fitonte", u shpreh Zaza për 'Onda Cero' duke iu referuar Moratës, me të cilin ka luajtur gjatë sezonit të shkuar te bardhezinjtë e Serisë A.