
Kombëtarja Shqiptare arriti një fitore të rëndësishme ndaj Moldavisë të shtunën e 17 qershorit. Pa dyshim një meritë e këtij suksese ka edhe sulmuesi Jasir Asani.
Ish-sulmuesi i Partizanit arriti të gjente golin e tij të parë me Kombëtaren në minutën e 50-të. Përpos se ishte një gol me vlerën e 3 pikëve ky sihte edhe goli parë me fanelën e kombëtares për 28-vjeçari.
Por perla e sulmuesit nuk ka të ndalur. Ditën e djeshme ai ishte pjesë e listës së golave më të bukur ku në garë ishte Elif Elmas i Maqedonisë si dhe shumë emra të tjerë.
Ditën e sotme UEFA ka publikuar renditjen e golit më të bukur dhe vendin e parë e ka zënë pikërisht goli i Asanit. Perla e tij arriti të merrte çmimin e parë ndërsa në vendin e dytë renditet Elmas dhe podiumi plotësohet nga Grant Leon-Ranos i Armenisë.