Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Cetkoviç flet si i kuq: Partizanin e shpallim kampion, firmosa me klubin më të madh në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Cetkoviç flet si i kuq: Partizanin e shpallim kampion, firmosa me klubin

Marko Cetkoviç i është bashkuar sot Partizanit në Antalia. Mesfushori malazez firmosi dje me të kuqtë dhe tashmë është vendosur në shërbim të trajnerit Sulejman Starova.

Në një intervistë për Supersport nga Antalia, Cektoviç ka pranuar se beson fort në fitimin e titullit me Partizanin.

"Jam shumë i lumtur që firmosa me Partizanin, sepse është klubi më i madh në Shqipëri.

Mendoj se kam marrë vendimin e duhur. Kam firmosur 6 muaj me Partizanin, por do më pëlqente që të vazhdoja më shumë se kaq.

Fitova Kupën me Laçin dhe një tjetër e humba po me ekipin kurbinas. Dua të fitoj sa më shumë tituj. Mendoj se kam eksperiencën e duhur në Superligën e Shqipërisë dhe besoj se do ambientohem shpejt te Partizani.

Rivaliteti në ekip? E di që është i lartë, sepse skuadra ka shumë lojtarë të mirë. Por unë do jap maksimumin tim. Më pas e vendos trajneri dhe unë do respektoj çdo vendim të tij.

Unë këtu jam fillimisht që t'i shërbej Partizanit dhe besoj shumë që këtë sezon do të fitojmë titullin kampion, pas 24 vitesh mungesë.

Ekipi ka kualitet dhe jam shumë optimist se do t'ia dalim me sukses", përfundoi prononcimin e tij për Supersport, Marko Cetkoviç.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga