
Mbrëmjen e sotme në Paris do të mbahet edhe ceremonia e “Topit të Artë”. “France Football” të dorëzojë këtë trofeun që do të shkojë për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2023. Gjithë bota do të ndalojë për një moment për të mësuar edhe zyrtarisht emrin e fituesit të këtij trofe prestigjioz.
Në fakt të gjithë janë sy e veshë për të parë nëse Lionel Messi do ia dalë të triumfojë sërish, pao harta e fituesve do të zgjerohet. Kujtojmë se prej ditësh me hir ose pa hir nëpër media është raportuar se kampioni i botës do të koleksionojë për të 8-tën herë “Topin e Artë”.
Pikërisht argjentinasi është edhe rekordmeni i një trofe të tillë, pasi si askush tjetër në histori i aka dalë ta “privatizojë” plot 7 herë, teksa sonte me shumë gjasa do ta ngre sërish lart lëtë çmim individual.
Nëse dilema e madhe se kush është më i mirë në histori do të bazohej te “Topi i Artë”, atëherë prej koshës Lionel Messi do të ishte kurorzuar si “Mbreti” i futbollit, pasi kabiteni i tij i trofeve mab edhe 7 “Topa të Artë”.
Kujtojmë se ditën e sotme është edicioni i 65-të, teksa “Topi i Artë” i pari është dhënë në vitin 1956. Vetëm 10 lojtarë ia kanë dalë ta fitojnë këtë trofe më shumë se një herë në histori.