
Nesër do të luhen ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kukësi sfidon sërish Tiranën në orën 14:00. Luftëtari pret Laçin, por në orën 14:00. Partizani përballet me Flamurtarin në orën 17:00, ndërsa Skënderbeu sfidon sërish Teutën, po në të njëjtën orë, 17:00.
RTSH ka vendosur që nesër për të gjithë sportdashësit të transmetojë pa pagesë takimin mes Kukësit dhe Tiranës. Të gjithë sportdashësit që nuk do mund të kenë mundësi të ndjekin këtë sfidë nga shkallët e stadiumit, mund të përjetojnë emocionet e kësaj sfide në ekranin e madh të RTSH-së.
Poll