Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Çerekfinalja e kthimit me Feyenoord, te Roma ka një rikthim “BIG” që tremb holandezët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Çerekfinalja e kthimit me Feyenoord, te Roma ka një rikthim
Roma do të presë në “Olimpico” Feyenoord për të bërë mes tyre edhe llogaritë e çerekfinales së kthimit në Europa League. Skuadra e Jose Mourinhos është mposhtur minimalisht 1-0 në Holandë, ndërsa të enjten do të synojë përmbysjen përpara publikut të saj. Në prag të kësaj përballje, lajm i mirë për trajnerin portugez ëhstë rikthimi i sulmuesit kryesor. Paulo Dybala do të jetë i gatshëm për aktin e dytë me holandezët. Kampioni i botës u dëmtua pikërisht në çerekfinalen e parë dhe fatmirësisht ia ka dalë që të rikuperohet në kohë. Një rikthim mjaft i rëndësishëm për Romën, pasi këtë sezon Dybala është një nga lojtarët kyç në skuadër dhe cilësitë e tij dihen tashmë, ndërsa sulmuesi tjetër, Tammy Abraham vazhdon rikuperimin e tij.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga