
Skuadra e Lushnjës arriti në këtë sezon të ngjitej në Superiore, pasi mundi në ndeshjen e fundit Bylisin me rezultatin 1-0. Ekipi i drejtuar nga Artan Bano zhvilloi një edicion mjaft të mirë që në fund u shpërblye me ardhjen në Superligë. Pikërisht trajneri Bano ka një meritë të madhe për suksesin e skuadrës myqezare. Tekniku lushnjar është mjaft i lidhur me skuadrën e tij, madje në telefon ruan me fanatizëm foto nga e kaluara e këtij ekipi, pjesë e të cilit ka qenë edhe ai vetë si futbollist.
Në një foto të sjellë për newsport.al, trajneri Bano tregon skuadrën e viteve 89' - 90' e cila është një nga gjërat që kujtohet më së shumti nga banorët lushnjarë. Në atë periudhë lagunarët arritën të ngjiteshin në Superligë dhe Artan Bano ishte një nga lojtarët që dha kontributin e tij për këtë sukses. Në foton e mësipërme shihni ekipin e atij viti me në krye trajnerin Vangjel Naçin.
[gallery columns="1" size="full" ids="117696"]