
Çdo kampion e nis nga zero. Shembulli më përfekt është ai i sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni. Uzuni ka dhënë një intervistë për mediet hungareze, ku ka rrëfyer gjithçka. Ai shprehet se jeta ka qënë e vështirë, por me punë e përkushtim mund t'ia dalësh. Uzuni aktulisht luan për Ferencvaros dhe është pika ''kyçe'' e ekipit.
"Ne shkuam në Greqi për një jetë më të mirë dhe shumë shpejt e kuptuam se atje ishim vetëm të huaj. Unë mbërrita në Greqi kur isha 8-vjeç dhe në moshën 14-vjeçare më duhej të punoja disa orë në ditë për të siguruar jetesën. Luftuam së bashku me familjen për jetën tonë të përditshme.
Në dy duart e mia, nuk numëroheshin sesa lloje punësh kam bërë, por një prej tyre solli edhe kthesën e madhe.Kam punuar në një restorant dhe atje takova një trajner futbolli. Ai më konfirmoi sesa e vështirë ishte për mua që të stërvitesha në darkë duke vazhduar edhe në restorant, ndërsa unë do ta lija menjëherë punën pasi po rrezikoja futbollin dhe nuk do të isha këtu sot me Ferencvarosh.
Molde? Kam luajtur ndaj tyre kur isha me Laçin. Ata janë një skuadër vërtet e mirë dhe kanë fituar 0-2 në fushën tonë. Gazetat norvegjeze më kanë intervistuar dhe më kanë vlerësuar së tepërmi. Ndaj Moldes do të jem edhe për një hakmarrje për atë humbje që kam bërë me Laçin"