Skënderbeut i është rikthyer buzqeshja ditën e djeshme me rikthimin e titullit të vitit 2015-2016 nga CAS. Edhe pse lajmi është konfirmuar ditën e djeshme, kohë në të cilën festa ka nisur menjëherë, mësohet se sot festa për rikthimin e titullit do vazhdojë pas përfundimit të takimit me Kamzës që luhet në orën 19:00.
N kampin korçar do të zhvillohet një ceremoni, ku lojtarët dhe drejtuesit e klubit do të ringrejnë dhe njëherë këtë trofe së bashku me tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium ditën e sotme.