Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Cana komenton sfidën me Izraelin, ishi i Kombëtares zgjedh kapitenin e ri por nuk harron Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Cana komenton sfidën me Izraelin, ishi i Kombëtares zgjedh kapitenin e

Ish-lojtari i Kombëtares, Lorik Cana ka bërë një analizë para sfidës Shqipëri-Izrael që do të luhen sotne në mbrëmje, në orën 20:45 në "Elbasan Arena". Ish-kapiteni, ka folur edhe për kapitenin e skuadrës, duke dhënë verdiktin e tij lidhur me atë futbollistin që duhet të mbajë shiritin.

"Ne jemi më të veçantë se të gjithë tjerët. Kemi një projekt të ri dhe po mundohemi të jemi të durueshëm. Kemi bërë ndeshje jo të mira, por ky është një projekt afatgjatë. Është një kompeticion i ri, është një risi e re për kombëtaren dhe kemi kundërshtarë të nivelit tonë. Është një mundësi shumë e mirë që të tregojmë ku jemi. Shqipëria ka shumë shanse për të dalë e para në grupin e saj, pasi duke parë lojtarët që Panuçi ka në përbërje, janë shumë cilësorë. Ndoshta më të mirë se Skocia dhe Izraeli. Kemi probleme, pasi disa lojtarë janë po skuadër dhe disa të tjerë nuk kanë luajtur me klubet e tyre, por besoj se do të bëjnë mirë në këto takime. Kur luaja unë me kombëtaren, ka pasur disnivele të mëdha dhe e kishim të vështirë të kualifikoheshim në Europian. Ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë që historia e Euro 2016 të përsëritet. Shiriti i kapitenit? Unë i njoh të gjithë lojtarët e Shqipërisë dhe di të them se të gjithë së bashku janë lider në fushë. Nuk  duhet shiriti i kapitenit që të cilësohesh si lider. Ansi dhe Mërgimi janë dy emra që mund ta mbajnë shiritin, gjithashtu edhe Etriti. Por nëse do e kisha unë në dorë, do të zgjidhja Elseid Hysaj pa asnjë diskutim. Krahasimi me Kosovën: Sinqerisht, nuk besoj se ka një skuadër më shumë se Kosova që është e uritur për sukses. Kanë lojtarë të rinj dhe që kërkojnë të dalin në skenën evropiane. Kosova ka shumë më shumë prurje talentesh se Shqipëria dhe në vitet e ardhshme, besoj se Kosova do të bëjë më mirë se kombëtarja kuqezi", u shpreh Cana për mikrofonin e RTSH-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga