
Rafael Nadal-Daniel Medvedev do të jetë finalja e turneut US Open.
Tenisti spanjoll bëri mirë deri në këtë pikë, teksa në gjysmëfinale triumfoi lehtësisht ndaj italianit Mateo Beretini me rezultat 3-0 në setet 7-6, 6-4 dhe 6-1.
Ndërkohë Medvedev, për të marrë një biletë për në ndeshjen finale, eliminoi nga gara Gligor Dimitrovin me shifra 3-0.
Seti i parë ishte mjaft i luftuar, me 23 vjeçarin moskovit që ia doli të triumfojë 7-6. Ndërkaq, në dy setet e radhës, rusi tregoi formën e tij të mirë, teksa e mposhti kundërshtarin 6-4 dhe 6-3.
Për Nadal kjo do të jetë herë e pestë që ndodhet në finalen e US Open, turne të cilin e ka fituar tre herë. Ndërsa, për rusin kjo do të jetë hera e parë që prek finalen e US Open, teksa më parë tifoi trofeun në turneun e Sinsinatit.
Finalja e madhe në US Open mes Nadal dhe Medvedev do të luhet të dielën në mbrëmje, duke nisur nga ora 22:00 sipas orës tonë lokale.