
Bylisi do të presë në shtëpi Laçin ditën shtunë në orën 15:00 në “Adush Muça” për të zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të të Superiores. Çdo ndeshje, çdo minutë dhe çdo sekond që ballshiotët luajnë është një finale tashmë.
Ndaj kurbinasve do të tentohet me çdo kusht fitorja, sidomos përpara tifozëve të tyre. Klubi u ka bërë thirrje atyre për përkrahje masive të ekipit që ka nevojë më shumë se kurrë për të arritur objektivin e mbijetesës teksa është vetëm 3 pikë larg Kukësit në zonën Play-Out.
“Kjo ndeshje na do të gjithë në stadium, të madh e të vogël! Bylisi i Mallakastrës, Bylisi i të gjithëve ne! Forca Bylis!”-shkruan klubi në rrjete sociale.
Poll