Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Bylis i pandalshëm, fiton testin e dytë në Kavajë

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis i pandalshëm, fiton testin e dytë në Kavajë

Ballshiotët kanë zhvilluar sot miqësoren e dytë për fazën përgatitore, duke fituar me rezultatin 1-0 përballë skuadrës së Besës së Kavajës. Në këtë ndeshje trajneri Maringlen Kule ka provuar lojtarët e ardhur në provë së fundmi, ndërsa ka parë dhe gjendjen fizike të disa prej lojtarëve që pretendohet të jenë titullarë për sezonin e ri. Për ballshiotët golin e vetëm dhe të fitores e realizoi i përhershmi Ardit Hoxhaj, i cili nuk mundi që të largohej nga Bylisi gjatë merkatos së verës, pasi është ende nën kontratë.

Sa i përket Besës, e drejtuar nga trajneri Ndriçim Kashami, ka provuar pesë lojtarë me ngjyrë, por duket se as ata nuk i kanë bërë punë skuadrës verdhezi. Pritet që të ketë ndryshime të tjera në ekipin kavajas, i cili mbahet vetëm me fondet e bashkisë, por që mendohet të ketë një sezon të vështirë.

Besa - Bylis 1-0

Shënues: A.Hoxhaj 52'

Besa: Rexhepi, Perja, Emanuel, Xh. Hoxha, T. Camara, Ed. Hoxha, Mile, Hajdini, Dore, Kullolli, Hasa. (U aktivizuan: Shytermeja, Leka, Ccelhaka, Bajaziti, Brahimaj, Frroku,). Trajner: N.Kashami

Bylis: Mema, Muskaj, Mbella, Zahi, Akinleye, Roberto, A. Hoxhaj, Kucci, Shoshi, Metaj, P. Fejzaj. (U aktivizuan:, Lina, Dervishaj, Fejzaj, Prifti, Hysko, Kolgega, Bregasi, Zylyftari, Buzi). Trajner: M. Kule

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga