Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Eliminimi nga Kupa, drejtori i Dortmund nuk e bën dramë: Do e kalojmë këtë moment

Shkruar nga NEWSPORT
Eliminimi nga Kupa, drejtori i Dortmund nuk e bën dramë: Do e
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund pa të dilte nga Kupa e Gjermanisë, një kompeticion i preferuar prej klubit nga Westfallen, në mënyrën më të keqe të mundhsme. Një gol në minutat e shtesës së takimit me elimin direkt eliminuan ekipin “Verdhezi” që është një prej fituesve më të shpesh të DFB Pokal.

Kjo humbje e bashkëngjeshur me elimin që në tur të dytë për më shumë ka zhytur në krizë kampin e “bletave”. Dortmundi kryesojë Realin, por u përmbys, u mund nga bavarezët e Augsburg dhe tani kjo disfatë me Ëolfsburg që është një ekip i mesit të tabelës. Atmosfera duket e zymtë në qytetin perëndimor të Gjermanisë e ndaj ka dalur të flasë ish-futbollisti i BVB, Sebastian Kehl. 44 vjeçari mban postin e drejtorit sportiv tek klubi i dytë më i titulluar gjerman pas Bayernit.

Jemi eliminuar nga Kupa dhe kjo dhemb. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është një atmosferë pikëllimi dhe duket qartazi që nuk jemi të kënaqur me ecurinë tonë. Jemi prapa me objektivat tona, po do t’a kalojmë së bashku. Kjo është një gjë që ne si Dortmund e bëjmë më së miri dhe me unitet.”, u shpreh Kehl.

BVB 09 ndodhet në vendin e shtatë me 13 pikë, -7 nga bavarezët. Leipzig është në vend të dytë dhe kujtojmë që ata janë kundërshtari i radhës i klubit gjerman dhe më të predispozuarit për të dal me sukses nga kjo sfidë me formën vetëm në humbje e vendasve. Një tjetër rezultat negativ dhe dera do të ishte e hapur për turko-gjermanin Nuri Sahin, që zëvendësoi Terzic, një teknik që e çoi Borussia-n deri në finale të Europës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga