
Rikthehet Bundesliga mbas një pushimi të gjatë, ku RB Leipzig pret në shtëpi Bayernin për ndeshjen e vlefshme per javën e 16-të në orën 20:30. Vëndasit do mundohen te arrijnë maksimumin për të ndaluar Bavarezët te cilët janë në vëndin e parë me 34 pikë.
Për të besuarit e Nagelsmann një hap fals do t’iu prishte punë në llogaritë e kampionatit e cila do rihapte dhe një herë garën për titull për ekipet e tjera. Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare që do të prekin fushën për herë të parë këtë vit.
Formacionet Zyrtare:
Leipzig (4-2-3-1): Blaswich; Simakan, Orban, Gvardiol, Halstenberg; Laimer, Schlager; Szoboszlai, Olmo, Forsberg; Silva. Trajner: Marco Rose
Bayern Munchen (4-2-3-1): Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Gnabry; Choupa-Moting. Trajner: Julian Nagelsmann