
Tashmë në rolin e shefit të delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon ka folur së fundmi në një intervistë dhe kërkon që kombëtarja e tij të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në Euro 2024. Të shortuar në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë, Buffon thotë se italianët do ta kenë shumë të vështirë.
“Roli im në kombëtare është shef i delegacionit, por unë në fakt nuk komandoj askënd. Unë nuk komandoj as në shtëpinë time, imagjinoni në kombëtare. Ajo që bëj më shumë është ndërmjetësuesi mes trajnerit dhe lojtarëve. Për mua është kënaqësi pasi ky post mbahej nga një legjendë si Vialli.
Grupi në Europian? Jemi një kombëtare me shumë djem serioz, të përulur dhe të lumtur që do të luajnë në Europian. Është një grup i fortë ai që kemi, por jam i sigurt se si do të shkojnë gjërat, figurë të shëmtuar nuk do të bëjmë”, është shprehur Buffon.