Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, dhe ai i Kukësit, Safet Gjici, duket se janë bërë shokë të ngushtë, pasi po kalojnë shumë kohë bashkë. Në Francë, gjatë ndeshjes me Zvicrën, kanë qenë gjithmonë bashkë dhe duket se nuk i ka bashkuar thjesht ndeshja e kombëtares, por diçka më shumë. Edhe sot në rrugët e Brukselit sërish bashkë. Një aleancë po lind mes dy presidentëve më të suksesshëm të futbollit shqiptar vitet e fundit, njëri kampion dhe tjetri fitues i Kupës së Shqipërisë sezonin që shkoi. Padyshim që një aleancë i lidh të dy, sepse më parë kanë pasur jo pak zënka, polemika dhe kunja në distancë me njëri-tjetrin. Tani duken më të gëzuar se kurrë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kuptohet qartë se nuk është vetëm një”feeling” shoqëror. Mbetet për t’u pare ku “fle lepuri”.