Armando Broja mori një dëmtim në miqësoren ndaj Aston Villës vetëm pak ditë më parë, duke u detyruar kështu që të mbyll sezonin para kohe dhe në mënyrën më të keqe të mundshme. Sulmuesi shqiptarë ka kapëtur ligamentin e gjurit të djathtë dhe tashmë do t’i nënshtrohet një operacioni.
Të gjendur në një situatë të tillë dhe të papërgatitur, drejtuesit e Chelsea nisën punën pë zëvendësuesin e shqiptarin, ndërsa nga mediat britanike bëhet me dije se blutë e Londrës kanë arritur marrëveshjen me lojtarin që do të zërë vendin e 21-vjeçarit të kombëtares shqiptare.
Nuk është Cristiano Ronaldo, por një sulmues 19-vjeçar dhe vjen nga Molvo e Norvegjisë. Behet fjalë për David Datro Fofana, me kartonin që pritet t’i kushtojë Chelsea plot 10 milionë euro, ndërsa mbetet ende të përcaktohen shifrat personale të Fofana me klubin anglez.
Fofana ka shënuar 15 gola në 24 ndeshje këtë sezon, ndërsa ka dhuruar edhe 5 asiste në kampionatin norvegjez, shifra që kanë bindur drejtuesit e Chelsea.
[caption id="attachment_671700" align="alignnone" width="300"] David Datro Fofana me fanelen e Molmos[/caption]