
Kristjan Asllani është ktheyr në qendër të merkatos në këto ditë. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare po këmbëngul Brighton.
Në fakt është një këmbëngulje e De Zerbit, i cili pëlqen karakteristikat e “regjisorit” të mesfushës. Asllani nuk preferohet shumë nga Simone Inzaghi, pasi ky i fundit vendos titullar Calhanoglu. Në këto kushte një largim edhe mund të ndodhë.
Gjithësesi skuadrat që janë të gatshme për të transferuar Asllanin sipas mediave italiane duhet të derdhin në arkat e Interit plot 30 milionë euro.
Duket se ky është çmimi që drejtuesit zikaltër i kanë vendosur mesfushorit të kobëtares shqiptare për të lënë të lirë. mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë e të në ditët në vazhdim, teksa edhe pak javë kanë mbetur deri në mbylljen e merkatos.