
Manchester United është mposhtur minimalisht nga Brihton në kuadër të javës së 33-të të Premier League. Skuadra e Erik Ten Hag largohet pa pikë nga trasnferta, pasi vendasit shënuan në minutën e 90+6 me penallti, ku Mac Allister do të mposhte më në fund De Gean. Kujotjmë që Mac Alliester është objektivi i "Djajve" për merkaton e verës, i cili tashmë rrezikon t'i lërë pa Champions.
Një humbje që rrezikon pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi vendi in 5-të që mbahet nga është vetëm 4 pikë larg, kur ka ende sfida për t’u luajtur.
Ndërkohë nga krahu tjetër Brighton arrin në kuotën e 55 pikëve në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, pozicion që të dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm.