Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bregu, Abazaj dhe Rroca bëhen çështje te Luftëtari, tifozët kërkesë drejtuesve të klubit

Shkruar nga NEWSPORT
Bregu, Abazaj dhe Rroca bëhen çështje te Luftëtari,

Merkatoja e janarit zyrtarisht hapet në datën 1 janar, ndërkohë që lëvizjet e para kanë filluar, madje disa klube të Superliëgs kanë firmosur kontratat e para me lojtarët e rinj. Në qendër të kësaj merkatoje kanë qenë disa prej "yjeve' të Luftëtarit, si Bregu, Abazaj apo dhe Rrocaj, të cilët janë piketuar nga klube brenda dhe jashtë vendit.

Lidhur me mundësinë e largimet të disa prej titullarëve të ekipit kanë reaguar tifozët, të cilët iu kanë bërë thirrje drejtuesve të klubit të mos bëjnë gabim i cili mund t'iu kushtojnë rëndë, të largojnë lojtarët në fjalë nga ekipi.

Me këtë ide është dhe presidenti i klubit, Grigor Tavo i cili ka theksuar se nuk do të largohet asnjë lojtar, por pavarësisht kësaj, gjithçka mund të ndodhë, gjithmonë nëse klubet e interesuara plotësojnë kushtet e vendosura nga klubi për "yjet" e ekipit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga