
Bylis U-21 ka fituar në takimin e radhës ndaj Egnatia U-21 me shifrat 2-0. Golat për ballshiotët u realizuan nga Atchimene dhe Kamara. Gjatë takimit janë aktivizuar lojtarët e afruar së fundmi në merkaton e verës.
Riste Karakamisev, Esquerdinha, Atchimene dhe i riu Xhulio Ndreu kanë qenë të aktivizuar për takimin ndaj Egnatias. Bylis dëshiron që lojtarët të kenë minutat e nevojshme në këmbë për të qenë të gatshëm për sfidën e radhës në Abissnet Superiore ndaj Egnatias që vjen pas fitores me Vllazninë.
Bylis U-21 - Egnatia U-21 2-0 (Atchimen, Camara)
Poll